ZYRTARE/ Rubin Kazani gjen zëvendësuesin e Dakut, sulmuesi shqiptar firmos për 4 vite

Rubin Kazani ka gjetur zëvendësuesin e Mirlind Dakut. Ky i fundit pritet të largoheg nga klubi në merkaton e ardhshme, çka ka vënë në lëvizje rusët për të gjetur pasardhësin e tij. Marvin Çuni është emri i përzgjedhur nga drejtuesit e Rubin Kazanit.

Sulmuesi shqiptar është zyrtarizuar sot në radhët e klubit rus. Ky i fundit i ka paguar Frozinones një shifër prej 2 milionë eurosh për kartonin e 23-vjeçarit. Marvin Çuni ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Rubin Kazanin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/