Kristjan Asllani niset drejt Al Jaziras, numri i shqiptarit te Interi i lihet Curtis Jones

Kristjan Asllani duket se e ka përfunduar aventurën e tij te Interi. Mesfushori shqiptar do të niset drejt Al Jaziras, në një huazim me detyrim blerje. Por për të zbatuar kushtin e detyrimit, Asllani duhet të luajë 20 ndeshje me fanellën e Al Jaziras.

Nëse kjo kuotë ndeshjesh kapet, atëherë Al Jazira është e detyruar për të blerë kartonin e shqiptarit. Pavarësisht se zyrtarizimi i këtij transferimi po vonohet, shenja e parë është dhënë pasi numri që Asllani ka mbajtur te Interi, 21, i ka shkuar lojtarit që erdhi nga Liverpool te Interi, Curtis Jones. /Sport Ekspres/