Këtë herë kampionati i futbollit në Shqipëri, më veçanërisht elita, Superiorja, duket më atraktive se më parë. I gjithë ndryshimi ka ardhur për shkak të merkatos së verës. Nuk mund të lëmë pa përmendur dërgimin e Alen Sherrit nga Egnatia në Serinë A që është jo vetëm për t’u duartrokitur, por i jep motiv lojtarëve të rinjë dhë të talentuar se asgjë nuk është e pamundur për të bërë kalimin e madh nga vendi ynë.
Ndërkohë Dinamo ka bërë goditjet e mëdha duke nisur nga pankina, Ilir Daja. Për shumëkënd, ky është trajneri më i mirë shqiptar dhe të gjitha ekipet që do të ketë përballë Dinamo do të jenë shumë të motivuara pasi trajnerët e tyre e kanë një arsye shtesë për të fituar, pasi do të mundin Ilir Dajën dhe shija është disi më ndryshe.
Për të vazhduar te një tjetër trend që shumë pozitiv për Superioren, lojtarët e Kombëtares që vijnë për të luajtur në Shqipëri pasi e kanë mbyllur aventurën e tyre jashtë. Naser Aliji e bëri një kalim të tillë te Dinamo, ndërsa i njëjti ekip do të tentojë deri në fund edhe Frederik Veselin.
Tirana dhe Partizani janë gjithmonë aty për të thënë fjalën e tyre, ndërsa ka ekipe me emër që tifozët nuk i mungojnë kurrë dhe japing një atmosferë që i shijon jo vetëm qytetit, por edhe Shqipërisë në tërësi. Flasim për Vllazninë, por pa harruar edhe Elbasanin që ka mbështetës të zjarrtë.
Nëse dikush mendon se Bylisi, Laci, Teuta dhe Skënderbeu janë ekipe të lehta për t’u kaluar, jo vetëm që e ka shumë gabim, por surpriza e kampionatit të këtij sezoni gjendet me siguri mes këtyre ekipeve. Jemi ende në javët e para, por ky kampionat pritet të jetë flakë dhe më konkurrues se kurrë. /Sport Ekspres/