VIDEO/ Presidenti i PSG shikonte ndeshjen e Milanit në telefon, trajneri i PSG festoi si i çmendur kur mësoi se italianët shënuan kundër Newcastle

VIDEO/ Presidenti i PSG shikonte ndeshjen e Milanit në telefon, trajneri i PSG festoi si i çmendur kur mësoi se italianët shënuan kundër Newcastle

PSG arriti të kualifikohet në fazën e eliminimit të Champions League. Momenti i lehtësimit për të gjithë erdhi në minutën e 84 kur Milani arriti të shënonte ndaj Neëcastle. Të gjithë po dëgjonin se çfarë po ndodhte në Angli.

Njeriu i parë i klubit Nasser Al-Khelaifi e ka ndjekur ndeshjen nga telefoni. Një kënaqësi e madhe pasoi në fytyrën edhe të Luis Enrique kur Milani arriti të shënonte ndaj Newcastle. Reagimi i tij i thotë të gjitha. Parisienët ishin padyshim të frikësuar deri në sekondën e fundit dhe mund të falënderoj skuadrën nga Milani që vazhdoi më tej në Champions League. /Sport Ekspres/