Arbnor Muja po vazhdon formën e tij pozitive me Antwerp-in edhe këtë sezon. Sulmuesi shqiptar po përjeton edhe emocionet e Champions League-s, kompeticion në të cilin nuk i kanë munguar golat. Antwerp-i ka njoftuar dje përmes faqes zyrtare në “Twitter” se goli i Mujës është përzgjedhur si më i miri i muajit tetor.
Bëhet fjalë për golin që lojtari i Kombëtares shqiptare shënoi në Champions League kundër Shakhtar Donetsk-ut. Në atë ndeshje mjaftuan vetëm tre minuta lojë që Muja ta dërgonte topin në rrjetë. Fillimisht ai shmangu mbrojtësin e ekipit ukrainas në zonë, e më pas me të majtën e dërgoi topin aty ku portieri nuk mund ta arrinte dot./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Dit hadden jullie nog tegoed van ons! Jullie Goal of the Month: Arbnor Muja? #RAFC #AntwerpFirst pic.twitter.com/BwazLvm2N0
— Royal Antwerp FC (@official_rafc) November 15, 2023