Egërsia e Europianit e dërgon në nivel tjetër, super Ardian Ismajli në pjesën e parë kundër Juventuesit, “fut në xhep” Vlahovic

Ardian Ismajli ka dhënë gjithmonë sigurinë e duhur në prapavijën e Shqipërisë. Megjithatë mbrojtësi shqiptar shihej duke bërë gjithmonë detyrat më të thjeshta, duke u siguruar që të mos gabojë asnjëherë, por edhe të marrë pak përsipër.

Që në momentin e Europianit kur Silvinjo nuk e aktivizoi në Gjermani, Ardiani ka mbërritur në nivelin tjetër. Tashmë e gjithë vëmendja po bie mbi të, jo vetëm te Kombëtarja, por edhe në Serinë A. Aktualisht Empoli po luan kundër Juventusit dhe pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-0. Një super performancë nga ana e Ismajlit që e ka futur Vlahovic në xhep, të paktën në këto 45 minuta. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/