VIDEO/ Ndërhyrje me vlerë goli të shënuar jo vetëm te Shqipëria, shikoni reagimin e Ardian Ismajlit kundër Juventusit

Ardian Ismajli është duke kaluar formën më të mirë të karrierës. Pas një performance të nivelit më të lartë kundër Ukrainës dhe një tjetër paraqitje të mirë me Gjeorgjinë, mbrojtësi shqiptar mban të njëjtën lartësi edhe me Empolin.

Në ndeshjen e djeshme, jo vetëm që ishte lojtari më i vlerësuar te Empoli, por bëri që Vlahovic të shpallet lojtari më i dobët te Juventusi. Në pjesën e dytë, Ismajli tregoi edhe njëherë tjetër shkathtësinë e tij në veprim teksa në minutën e 53 largimi që i bëri topi rezultoi jo pak deciziv për Empolin që mund të pësonte në atë aksion. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/