Cristiano Ronaldo i kërkon Zidan si trajner të ri, Al Nassr tregon fuqinë dhe nuk i plotëson dëshirën

Sot Al Nassr ka konfirmuar se Kastro është shkarkuar dhe se nuk do ta drejtojë këtë ekip në periudhën e ardhshme, por trajner i skuadrës nga Arabia Saudite do të bëhet dikush tjetër. “Al Nassr informon publikun se është rënë dakord për të ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Luis Castro.

Të gjithë në klub dëshirojnë të falënderojnë Luisin dhe stafin e tij profesional për punën e tyre të përkushtuar në 14 muajt e fundit dhe i urojmë atij fat të mirë në të ardhmen”, thuhet në faqen zyrtare të këtij klubi. Mediat angleze pohojnë se ish-ylli i Manchester United dhe Real Madrid ka pyetur menjëherë liderin e Al Nassr se kë do të sillte si trajner të ri.

Cristiano Ronaldo ka kërkuar nga drejtuesit e këtij klubi që ta sjellin Zinedine Zidane si trajner, por Al Nassr ka treguar fuqinë duke mos zgjedhur Zidan, teksa po negocion me ish-trajnerin e Milanit, Stefano Piolin. /Sport Ekspres/