“As unë dhe as Mesi nuk kemi qenë kështu në atë moshë”! Cristiano Ronaldo “pagëzon” lojtarin që do të jetë më i miri në botë, gjendet te Barcelona

Ronaldo dhe Messi fituan së bashku 13 Topa të Artë, që flet shumë për dominimin e tyre, por tani të dy janë në vitet e tyre të fundit të karrierës dhe disa djem të rinj po marrin skenën. Vitet e fundit është bërë e ditur se Kylian Mbappe do të jetë ai që do të quhet futbollisti i ri më i mirë në botë, megjithëse këto kohë francezi ka rënë ndjeshëm nga niveli.

Vinicius Junior është lojtari që ka shanset më të mira për të fituar Topin e Artë së bashku me Jude Bellingham, por një tjetër lojtar po ngjitet me hapa të frikshëm. Po flasim për Lamine Yamal, djaloshin magjik të Barcelonës, për të cilin edhe Cristiano Ronaldo tha se ishte më mirë se ai në moshën 17 vjeçare.

“As unë dhe as Messi nuk mund të bënim atë që bën Lamine Yamal në moshën e tij. Unë shoh potencial të madh dhe talent të madh tek ai,” tha Ronaldo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/