Konte nuk ia del dot ndaj skuadrës së tij të zemrës, Juventusi mbetet me asnjë gol të pësuar në Serinë A

Juventus-Napoli ka përfunduar me rrjeta të paprekura. Antonio Konte nuk ia ka dalë dot të marrë tre pikët përballë skuadrës së tij të zemrës. Rastet flagrante për gol munguan nga të dyja skuadrat, teksa secila regjistroi vetëm nga 1 gjuajtje në portë.

Në fund skuadrat u larguan nga fusha me nga një pikë më tepër në tabelën e renditjes. Ndërkohë Juventusi vazhdon të mos pësojë në Serinë A. Në 5 javët e parë të kampionatit bardhezinjtë nuk kanë pësuar asnjë gol./Halit Delibashi-Sport Ekspres/