Trajneri dënon Ramadanin dhe e ul në stol, Hasa debuton me Leçen

Leçe është eleminuar sot nga Kupa e Italisë. Verdhekuqtë janë mposhtur nga Sasuolo me shifrat 0-2. Goli i parë u shënua nga Muharemoviçi në minutën e 13 të takimit, ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi D’Arena në minutën e 79.

Mbrëmjen e sotme mungoi në fushën e lojës Ylber Ramadani. Veprimi i mesfushorit në përballjen e fundjavës kundër Parmës, kur ofendoi trajnerin në momentin kur u thirrr për t’u zëvendësuar, i ka kushtuar stolin. Trajneri Goti e dënoi duke e lënë në pankinë përballë Sasuolos. Ndërkaq, Luis Hasa debutoi me fanellën e Leçes, teksa u aktivizua në minutën e 80./Halit Delibashi-Sport Ekspres/