VIDEO/ Endriku godet kundërshtarin me shkelm në organin gjenital dhe nuk ndëshkohet me të kuq, trajneri i Alaveshit shpërthen për favorizim të Realit

Reali i Madridit ka qenë në qendër të vëmendjes për akuzat nga opinioni sportiv se është favorizuar nga arbitrat në këtë sezon. Shkak janë bërë penalltitë e shumyta dhe derj diku të dyshimta. Akuzat kanë vazhduar edhe në përballjen e sotme ndaj Alavezit.

Endriku ka bërë një gjest të çuditshëm në minutën e 80. Sulmuesi i klubit madrilen ka shkelmuar kundërshtarin në organin gjenital, por në fund ia ka hedhur paq. Megjithëse pjesë e lojës është edhe sistemi VAR, arbitri ka vendosur ta ndëshkojë vetëm me një karton të verdhë. Një vendim që ka ngjallur pakënaqësi në opinionin sportiv dhe sidomos te trajneri i Alavezit.

Ky i fundit e ka theksuar pas ndeshjes se Reali duhet t’i kishte luajtur 10 minutat e fundit me një lojtar me pak. Pikërisht gjatë këtoj harku kohor Alavezi tundi rrjetën 2 herë dhe i çoi shifrat në 3-2 për “los blancos”. Ndoshta një epërsi numerike ndaj gjigantëve të La Ligës mund t’i kishte nxjerrë me pikë nga “Santiago Bernabeu”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/