“Abissnet Superiore”/ Java e 7-të nis me ndeshjen Egnatia – Partizani

Të premten më 27 shtator do të nisë java e 7-të e kampionatit “Abissnet Superiore“. Egnatia – Partizani është takimi i parë i kësaj jave, që do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena” në orën 16:00.

Të shtunën do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera të javës së 7-të. Laçi – Teuta është dueli i parë, që do të luhet në stadiumin e Laçit në orën 16:00. Në mbrëmje, në orën 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, Dinamo City do të përballet me Vllazninë.

Java e 7-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të mbyllet të dielën. Bylis – AF Elbasani do të luhet në stadiumin “Adush Muça” në orën 16:00. Tirana do të presë në stadiumin “Air Albania” Skënderbeun, në orën 19:00.