Dha asistin e parë me fanellën e Spartakut, Daku tregon urinë e tij: Dua vetëm të fitoj

Mirlind Daku ka dhënë kontributin e parë si lojtar i Spartakut të Moskës. Sulmuesi shqiptar dha asist në fitoren e djeshme 1-2 kundër Baltikës. duke ndihmuar kështu ekipin e tij të ri që të merrte tre pikët në kampionat. Në një intervistë të dhënë pas ndeshjes në faqen zyrtare të Spartakut  në “Telegram”, Daku ka thënë dëshiron vetëm të fitojë, pavarësisht nëse shënon apo jo.

“Emocionet? Është gjithmonë mirë kur fiton. E dinim para ndeshjes se është shumë e vështirë të luash kundër Baltikës kur ata janë në shtëpi. Kjo fitore është shumë e rëndësishme për ne. Thjesht duhet të fitojmë. Dua të fitoj, edhe nëse nuk shënoj”, ka thënë Mirlind Daku në një intervistë të publikuar në faqen zyrtare të Spartakut në Telegram./Sport Ekspres/