“T’i tregojmë Dinamos se jemi më të mirë”! Brdariç: Dua pikët para futbollit të bukur

Dinamo-Vllaznia do të jetë ndeshja e nesërme që pritet me interes të veçantë në Superiore. Dy ekipe që janë në formën e tyre ideale, por me siguri njëra preh tyre do i kthehet rezultateve negative. Para këtij takimi, Brdariç doli në konferencën për shtyp dhe tha se për të kanë më shumë rëndësi pikët sesa loja e bukur.

“Fokusi ynë është i përqendruar tek puna dhe ndeshja e radhës dhe të vazhdojmë serinë e rezultateve pozitive. Sfida jonë është të ruajmë këtë performancë sepse çdo ndeshje do të jetë e rëndësishme për ne.

Jam i fokusuar tek takimi i nesërm me Dinamon, një kundërshtar i fortë, një nga ekipet më të mira të kampionatit, ka lojtarë me cilësi shumë të mira individuale dhe një trajner me shumë përvojë. Por ne do të bëjmë çdo gjë që të jetë e mundur për të treguar se jemi ekipi më i mirë.

Do të ketë shumë sfida brenda ndeshjes së nesërme dhe jo vetëm një sfidë trajnerësh, por nuk e mbaj shumë mendjen tek këto detaje. Për mua si trajner nuk është shumë e rëndësishme që skuadra të bëjë një futboll të bukur, por të marrë pikë. Nëse ekipi luan edhe bukur, atëherë fitoret të shijojnë dhe më shumë”, tha Brdaric. /Sport Ekspres/