Kjo javë e Superiores është hapur me një super ndeshje mes Egnatias dhe Partizanit. Dy ekipe që kërkojnë titullin kampion matin forcat e tyre, por edhe për shkak të formulës së kampionatit, ndeshja e sotme nuk përcakton asgjë.
Megjithatë Partizani ka marrë një fitore të madhe, veçanérisht psikologjike, duke mundur 0-2 Egnatian. Goli i paré erdhi nga Ismaili në minutën e 20, ndërsa Bintsuka dyfishoi shifrat në të 60. Pavarësisht dëshirës së vendasve për t’u rifutur në lojë, tentativat e tyre rezultuan pa sukses. Menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Partizanit u shpreh në RTSH Sport:
Veselinovic: “Përgëzoj kundërshtarin për nivelin që ka treguar, është e dukshme që kemi luajtur kundër një ekipi të shkëlqyer. Kemi marrë tre pikë të mëdha, por do të gabojmë shumë nëse bëhemi mendjemëdhenj tani. Kampionati shqiptar është i paparashikueshëm. Që kur erdha unë këtu, kjo ka qenë ndeshja që ne kemi qenë më shumë kompakt. Tani po mësojmë si të lëvizin krahët dhe më vonë do të fluturojmë”.