“Kjo fitore erdhi në momentin kur djali i presidentit mori dhuratë një automjet luksoz”, trajneri shqiptar çudit me dedikimin: Tani ai është njëshi i njëshave

Llapi ka marrë sot tre pikët përballë Suharekës. Skuadra nga Kosova ka fituar e rezultatin e pastër 3-0. Trajneri Tahir Batatina ka befasuar me dedikimin e tij për këtë fitore të rëndësishme. Ai ka shpërndarë një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, ku shkruar se ky triumf shkon për djalin e presidentit. Madje Batatina reklamon faktin se djali i presidentit të Llapit ka marrë sot një makinë luksoze si dhuratë.

“Urime fitoren kryesisë, stafit tim teknik dhe administrativ, sponsorëve dhe gjithë tifozëve llapjanë e në veçanti “Ultras Legjendave”! Kjo fitore erdhi në momentin më të mirë, sidomos kur djali i Presidentit dhuratën e mori nga babai i tij, një automjet luksoz. Nga tani e tutje, është “njëshi i njëshave”. Kjo fitore i dedikohet djalit të Presidentit, Rrahim Batatina. Urime për automjetin luksoz, e gëzofsh me familje”, ka shkruar Tahir Batatina./Halit Delibashi-Sport Ekspres/