Nga një Kombëtare ndaj së cilës marrja e tre pikëve shihej si detyrim, Luksemburgu është kthyer në një skuadër që sot pretendon kalimin në Europian. Ekipi në fjalë ka mposhtur sot me goleadë Bosnje Heregovinën dhe ka siguruar vendin e tretë në renditje, pas Portugalisë dhe Sllovakisë. Luksemburgu fitoi sot me shifrat 4-1, por ky tre pikësh nuk i mjafton për të prerë një biletë për në Gjermani.
Megjithatë, shanset e tyre për një kualifikim të mundshëm nuk janë shuar. Luksemburgu ka siguruar një vend për në fazën “play off”. Në të njëjtin rrugë me të janë edhe Gjeorgjia, ndërsa dy skuadrat e mbetura në “play off” të rrugës C me shumë mundësi do të jenë Greqia dhe Kazakistani. Për të shkuar në Euro 2024, Luksemburgut i duhet të shpallet fitues kundrejt Kombëtareve të sipërpërmendura./Halit Delibashi-Sport Ekspres/