Ernest Muçi është në garë për t’i zënë vendin Rashicës, trajneri e mendon si alternativë për krahun e djathtë

Milot Rashica pësoi një dëmtin në përballjen e fundit të Kosovës kundër Qipros dhe do të mungojë në ndeshjen e së shtunës në Superligën turke. Trajneri Van Bronkhorst po shqyrton alternativat e mundshme për krahun e djathtë në mënyrë që të mbushë boshllëkun e lënë nga anësori shqiptar.

Sipas mediave turke, në garë për të zëvendësuar Milot Rashicën është edhe Ernest Muçi. Lojtari i Kombëtares shqiptare është në balotazh me Semihun, ndërsa Zhoao Mario dhe Imobile do të plotësojnë treshen e sulmit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/