Mesjava e ardhshme do të nxjerrë sërish në tapetin e gjelbër ekipet shqiptare. Deri më tani janë plot 7 skuadra shqiptare që vazhdojnë rrugëtimin në Europër. Ndër to vetëm dy klube nga “Abissnet Superiore” janë në garë për t’u kualifikuar në turin e tretë, dhe si për çudi të dyja kanë “peshkuar” ekipe sllovene në këtë fazë kualifikuese.
Egnatia do të masë forcat në turin e dytë të Ligës së Kampionëve me Çeljen më 22 korrik, duke nisur nga ora 21:00. Në krahun tjetër Dinamo do të përballet me Aluminijn në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës më 23 korrik, duke nisur nga ora 20:00. Duke parë nivelin e kundërshtarëve që do të kenë në fushë, kualifikimi për në turin e tretë nuk është i pamundur për t’u arritur, megjithëse nuk pritet të jetë as i lehtë./Sport Ekspres/
21 korrik
19:30 Drita – Floriana
22 korrik
19:00 Bohemians – Ballkani
21:00 Egnatia – Çelje
23 korrik
16:30 Malisheva – Hibernian
20:00 Aluminij – Dinamo
20:30 Lugano – Dukagjini
20:45 Bravo – Shkëndija