VIDEO/ 2 gabime, 2 gola! Marash Kumbulla bën paraqitje të dobët te Espanjol, vazhdon performancën si kundër Çekisë

Marash Kumbulla ka lënë pas periudhën me Kombëtaren dhe është rikthyer te Espanjol. Mbrojtësi shqiptar ka qenë në super formë në La Liga, madje në ndeshjen e fundit para mbërritjes te Shqipëria arriti edhe të shënojë. Por kjo transfertë e sotme ndaj Atletic Bilbao është kthyer në makth për Kumbullën.

Pjesa e parë është mbyllur në shifrat 3-0, ndërsa Marashi vazhdon të njëjtin problem si te Shqipëria kundër Çekisë. Dy gabime dhe dy gola të pësuar, për fatin e keq, gabimet e Kumbullës janë gjithmonë vendimtare dhe falë tyre kundërshtari shënon. Kështu ka ndodhur në momentin kur Vivian shënoi dhe markimi i tij ishte me Marashin, po në të njëjtën mënyrë edhe në golin e dytë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/