Barcelona ka përmbushur më në fund hakmarrjen e saj kundër Bajernit të Mynihut. Ajo humbje 8-2 është ende e freskët në kujtesat e katalanasve, të cilët sot i kanë kthyer kusurin bavarezëve. Hansi Fliku nuk ka treguar mëshirë për ish-skuadrën e tij, e cila ka shtypur Bajernin me rezultatin e thellë 4-1.
Skenën në këtë përballje “e vodhi” Rafinja, që në këtë sezon është shndërruar në një lojtar të klasit botëror. Braziliani tundi rrjetën që në minutën e parë të takimit, duke garantuar kështu spektaklin për të gjithë sportdashësit. Bavarezët u kundërpërgjigjën me anë të Kejnit në minutën e 18, por ky gol në fund do t’i vlente vetëm statistikave.
Levandovski i dha sërish epërsinë Barçës në minutën e 36, ndërsa më pas ishte Rafinja ai që vulosi përfundimisht ndeshjen. Futbollisti i klubit katalanas shkundi rrjetën edhe dy herë të tjera, përkatësisht në minutën e 45 dhe në të 56-n, dhe u kthye në heroin e Barcelonës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
RAPHINA HAT-TRICK ???https://t.co/K5onv5n6Mc
— Football Hub (@FootbalIhub) October 23, 2024