Kristjan Asllani ka pësuar një dëmtim në stërvitje pas kthesës nga Kombëtarja. Lodhja e shumta në dy ndeshjet e tetorit dhe mungesa e aktivizimit me zikaltërit, duket se ndikuan që mesfushori të kërkonte pak kohë pushimi.
Por për fat, Asllani është rikthyer për një kohë të shkurtër. Lojtari i është bashkangjitur sot skuadrës në stërvitje dhe do të jetë gati për ndeshjen e radhës kundër Juventusit. Por jo vetëm kaq, sipas mediave italiane, sipas të gjitha gjasave, Inzaghi pritet që t’i besojë vendin e titullarit ku do të jetë edhe prova e së vërtetës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/