Goli i anulluar i Robert Levandovski ka shkaktuar debate të mëdha në opinonin sportiv. VAR-i vendosi për pozicion jashtë loje, megjithëse edhe nga pamjet e publikuara ishte tejet e vështirë që të faktohej diçka e tillë. “Movistar”-i ka bërë publike edhe bisedën mes Hansi Flikut dhe gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Kuadra Fernandezi dëgjohet duke u përpjekur të bindë trajnerin e Barcelonës se nuk ka asnjë arsye përse të shpikë nga hiçi një pozicion jashtë loje në dëm të katalanasve.
“Përse thua nuk ësht pozicion jashtë loje? Çfarë mund të bëj unë? Për ty nuk është asgjë, sepse është kundër ekipit tënd. Nëse në VAR thonë që është pozicion jashtë loje, atëherë përse duhet ta shpikim ne? Më dëgjo, përse duhet të shpikim një pozicion jashtë loje?”, ka thënë Gijermo Kuadra Fernandezi./Sport Ekspres/