“Nuk i falet Amir Rrahmanit”! Legjenda Adrian Mutu flet për përplasjen në Rumani: Nuk luan në ekip të vogël, ka Antonio Conten si trajner

Adrian Mutu, legjenda e Rumanisë, ka folur sa i përket përplasjes së ndodhur në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës. Mutu është ndalur më në veçanti te Amir Rrahmani, duke mos pranuar sjelljen e mbrojtësit shqiptar.

“Është e pabesueshme mënyra se si u soll në fushë. Ai nuk luan për një ekip të vogël, por për një ekip të rëndësishëm që për momentin që është në vendin e parë në Itali. Ai ka Conten si trajner të tij dhe ka qenë në Napoli për kaq shumë vite. Ai e di se çfarë do të thotë të jesh profesionist dhe çfarë do të thotë të kesh një sjellje të caktuar në një nivel të caktuar. Kjo sjellje sigurisht që ishte e paramenduar, duhet të provokonin ose të bënin diçka për të na krijuar ndonjë dëm”, tha Adrian Mutu në Fanatik. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/