Pavarësisht se në këtë sezon kanë një ulje të ritmit krahasimisht me sezonet e tjera, Egnatia është ende në vallen e vendeve të para. Ekipi i Egnatias sot ka arritur që të fitojë ndaj Bylisit, në një transfertë të vështirë, 0-2. Ballshiotët kërkonin pikë me patjetër duke parë që mbajnë vendin e fundit dhe nëse do të vazhdojnë kështu, mbijetesa do të jetë shumë e vështira.
Por miqtë arritën që të fitonin falë golit të Zejnullait në minutën e 45 nga 11-metrat. Kaq ka mjaftuar, që Egnatia ta mbyll kohën e rregullt në shifrat 0-1. Ndërkohë në minutën e 85, Ndreca mori kartonin e dytë të verdhë duke lënë Egnatian me 10 lojtarë. Por kjo nuk shkaktoi asnjë problem për këtë skuadër, madje Ujka në minutat shtesë shënoi edhe golin e dytë. Tashmë Egnatia renditet në vendin e 3, me dy pikë më pak se Vllaznia kryesuese. /Sport Ekspres/