Tirana do të përballet kundër Partizanit në këtë javë të Superiores. Një ndeshje vitrinë për elitën e futbollit shqiptar, ndërsa bardheblutë morën një lajm fantastik vetëm pak ditë para kësaj përballje. Tirana u dënua për të luajtur pa tifozë deri në fundin e sezonit pas ngjarjeve të ndodhura me Vllazninë, por më pas vendimi u hodh poshtë dhe bardhebluve i janë lejuar tifozët që për derbin me Partizanin. Tirona Fanatics kanë dalë me një njoftim sa i përket biletave kundër Partizanit, një njoftim që ndoshta mund të mos bëhej kurrë në këtë edicion.
“NJOFTIM I RENDESISHEM!
TE GJITHA biletat e sektorit ku do te qendrojne TIRONA FANATICS per ndeshjen kunder morrave kan dale ne shitje dhe do te shiten nga vete tifogrupi!
ASNJE BILETE E SEKTORIT (N103) NUK DO TE DALE NE SHITJE TE BILETARIA! Biletat mund ti gjeni tek Fan Club ke Selvia cdo dite nga ora 12:00-22:00 Bohena gati per spektaklin e rradhes! Tirona Fanatics 06”, shkruhet në reagim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/