Një ndeshje e mbyllur me emocione të forta me Aston Villën. Anglezët arritën të shënonin në sekondat e fundit kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve, por VAR-i i prishi festën. Arbitri anulloi golin pasi vuri re një ndërhyrje të gabuar ndaj portierit Di Gregorio dhe la në fuqi rezultatin 0-0.
Trajneri i Aston Vilës është shprehur pas ndeshjes se një kontakt tillë në Premier Ligë do të jepej gol në 80% të rasteve. Sipas Unai Emerisë, kontakti ishte shumë i butë për të sinjalizuar goditje dënimi dhe për të anulluar golin.
“Jam shumë i lumtur. E kemi dominuar ndeshjen, Në aksionin e fundit, është interpretimi i arbitrit. Në Angli, 80% e tyre jepen gol dhe jo goditje dënimi. Është shumë i butë (kontakti). Duhet ta pranojmë”, ka deklaruar Unai Emeri./Sport Ekspres/
Rogers ouvre le score pour Aston Villa
1-0#AVLJUV— PLBELGIQUE?? (@BelgesPL) November 27, 2024