Kombëtarja e veteranëve mori pjesë në Turneun e Pavarësisë të zhvilluar në Fier

Kombëtarja shqiptare e veteranëve mori pjesë në turneun e organizuar me rastin e ditës së pavarësisë, i zhvilluar në stadiumin e Apolonisë në qytetin e Fierit.

Pjesëmarrës në këtë turne të veçantë ishin Ekipi i Kombëtar i veteranëve të Shqipërisë, ekipet e veteranëve Prizreni Masters dhe ekipi pritës Apolonia.

Në ndeshjen e parë, Prizreni Masters u përball me Kombëtaren shqiptare të veteranëve, ndeshje që përfundoi me rezultatin 0-1.

Në ndeshjen e dytë, Prizreni Masters mundi Apoloninë me rezultatin 3-1, ndërsa në ndeshjen e tretë Kombëtarja e Veteranëve fitoi 2-1 me Apoloninë.

Ky turne i zhvilluar në kuadër të 112 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë vjen në vijimësi të angazhimit të vazhdueshëm të Kombëtares së veteranëve në futbollin shqiptar.