“Juventusi është Juventusi, ekipi më i mirë në Itali”, Guardiola me superlativa për bardhezinjtë: Me zor pres të përballem me ta

Mançester Siti po kalon në një krizë rezultatesh dhe Guardiola po përpiqet që ta nxjerrë skuadrën nga kjo situatë e vështirë në të cilën ndodhet. “Qytetarët” i pret një duel i vështirë sot në mbrëmje, teksa do të sfidojnë Juventusin në Torino. Guardiola ka folur me superlativa për “zonjën e vjetër” në konferencë për shtyp, duke e konsideruar Juventusin si klubin më të mirë në Itali.

“Juventusi është Juventusi. Është skuadra më e mirë në Itali. Ata janë mësuar të luajnë nën presion dhe kanë cilësi. Kanë bërë një punë të jashtëzakonshme kundër Bolonjës. Jam i sigurt që Juventusi do t’ja dalë të bëjë mirë dhe me zor po pres të përballem me ta. Krizë te Mançester Siti? Nuk jemi duke i bërë gjërat në mënyrën e duhur”, ka thënë Pep Guardiola./Sport Ekspres/