Plot 10 vite më pas, goglat kanë vendosur sërish Shqipërinë dhe Serbinë në të njëjtin grup. Një përplasje që ka ngjallur kureshtje të madhe, madje edhe në mediat europiane. Një koment në lidhje me këtë sfidë e ka dhënë edhe presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiçi. Ky i fundit ka thënë për “TV Informer” se kuqezinjtë kanë një skuadër të fortë dhe serioze, por beson se serbët në fund do të arrijnë të fitojnë.
“Marrëdhëniet me shqiptarët tani janë shumë më të mira. Do të ketë pasion, i yni do të fitojë. Ata kanë një kombëtare të fortë, solide, serioze. Kanë një kombëtare serioze, por Serbia është më e fortë, ne do të fitojmë. Kemi një kalendar të mirë, luajmë ndeshjen e parafundit kundër anglezëve. Ndeshja e parë do të jetë problem”, ka thënë Aleksandër Vuçiçi./Sport Ekspres/