Luan vendi i 2-të me vendin e 3-të/ Arbitrat shqiptarë marrin besimin e madh nga UEFA, gjykojnë Fiorentinën në Europë

Trupa shqiptare e arbitrave ka marrë besimin e madh nga UEFA. Organizimi më i lartë i futbollit europian ka vendosur që drejtësia në përballjen mes Vitorias dhe Fiorentinës të mbahet nga Juxhin Xhaja. Arbitri i Superiores do të ndihmonet nga Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo në vijën anësore, ndërsa Albert Doda do të jetë arbitër i katërt. Ndërkaq, Kreshnik Barjamaj është përcaktuar në AVAR.

Ndeshja do të luhet të enjtën, më 19 dhjetor, duke nisur nga ora 21:00. Përballja mes Vitorias dhe Fiorentinës do të jetë e fundit për sa i përket fazës së grupeve në Ligën e Konferencës. Skuadrat ndodhen në vendin e 2-të dhe të 3-të në renditje./Sport Ekspres/