Sot ishte mbrëmja e Myrto Uzunit. Sulmuesi shqiptar ka dhuruar “shoë” për tifozët e Granadës, duke i dhënë skuadrës fitoren e thellë 4-1 përballë Kartagjenës. Këta të fundit zhbllokuan rezultatin që në minutën e 12 të takimit me anë të Vajesit, por vetëm 2 minutë më vonë erdhi kundërpërgjigja e lojtarit beratas.
Uzuni shkundi rrjetën edhe dy herë të tjera, përkatësisht në minutën e 27 dhe në minutën e 73-të. Futbollisti i Granadës realizoi kështu një “hat trick”, i cili e dërgon në krye të liëstës së golashënuesëve në La Liga 2, me plot 14 gola të shënuar. Ndërkohë kur të gjithë shkuan në dhomën e zhveshjes për të bërë foton e festës te Granada, Uzuni qëndroi edhe për 20 minuta të tjera në fushë duke bërë fotografi me tifozët në stadium, për të munguar në foton e festës së ekipit.
Ky gjest i Uzunit ka marrë duartrokitje edhe nga ana e tifozëve të cilët kanë vlerësuar modestinë e shqiptarit për të kënaqur çdo tifoz. Një histori e çmendur ishte ajo e publikuar nga ana e Granadas së fundmi. Një djalosh i quajtur Santi, i cili jeton në Argjentinë, ka bërë 11.609 kilometra për të takuar Myrto Uzunin dhe për të parë Granadan nga afër. Ai ka shkuar me një pankartë në stadium duke treguar rrugën e pazakontë të bërë, ndërsa Uzuni e ka takuar menjëherë pasi dëgjoi rastin. Djaloshi ka shpërthyer në lot sapo ka parë Uzunin, ka marrë firmën e tij dhe i ka treguar se për të është një idhull. /Sport Ekspres/