Pavarësisht se i shpëtoi dënimit të rëndë në episodin e ndodhur në ndeshjen kundër Galatasarait, presioni i madh që mori në Turqi ka ndikuar shumë te Rei Manaj. Sulmuesi shqiptar ka humbur tërësisht qetësinë dhe nuk po arrin dot të shënojë.
Ndërkohë sot në përballjen kundër Samsunspor të mbyllur 0-0, situata ka shkuar në tjetër nivel. Në minutën e 88 Manaj do të merrte një karton të verdhë për sjellje jo të duhur, ndërsa një minutë më vonë mori një tjetër karton të verdhë dhe automatikisht të kuqin, pasi nuk ra dakort me vendimet e arbitrave dhe e shkelmoi topin me forcë. Një karton i kuq i pazakontë, por tashmë është e qartë se sulmuesi shqiptar duhet të ndërrojë ambient sa më shpejt të jetë e mundur në janar. /Sport Ekspres/