Pogradeci bën goditje të madhe në Kategorinë e Parë, merr lojtarin që iku nga Partizani pas përplasjes me trajnerin serb

Pogradeci ka bërë një goditje të madhe në merkaton e dimrit. Kjo skuadër ka rikthyer në ekip Vangjel Zguron, një lojtar me CV të pasur për futbollin shqiptar. Tani ky futbollist do të ndihmojë Pogradecin në objektivat që ka në këtë sezon në Kategorinë e Parë.

Një përforcim që do të përforcojë jo pak skuadrën e Pogradecit. Ndërkohë Vangjel Zguro është larguar nga Partizani pas përplasjeve dhe mos marrëveshjeve që kishe me trajnerin serb, Veselinovic, por tani kjo histori i përket së shkuarës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/