Pas një gjysmë sezoni për t’u harruar, Arbër Hoxha po rikthehet në formën më të mirë. E gjitha kjo falë ndryshimit të trajnerit, teksa me Fabio Cannavaro-n, sulmuesi shqiptar ka shënuar dy gola në dy ndeshje dhe ndeshja e dytë, ka edhe një pjesë për të luajtur, pra numri i golave mund të rritet.
Shqiptari e ka nisur si titullar takimin e sotëm miqësor kundër Lech Poznan, ndërsa në minutën e 34 ka realizuar në të njëjtën mënyrë si pak ditë më parë, me të majtën. Padyshim që këto realizime po i japin më shumë besim Arbër Hoxhës që me trajnerin e vjetër, kishte ngrohur stolin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/