Luka Modriçi ishte i vetmi lojtar i Realit të Madridit që foli për mediat pas humbjes 5-2 kundër Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës. Kapiteni i madrilenëve është treguar realist përpara gazetarëve, ku ka pranuar se nuk është aspak ndjesi e mirë të pësoh 9 gola në 2 ndeshje nga kundërshtari më i madh i tyre. Kroati më tej ka thënë se ndoshta ishte më mirë të sakrifikonin Superkupën e Spanjës, për të fituar kompeticionet e tjera më të rëndësishme në fund të sezonit.
“Nuk është bukur kur rivali më i madh të shënon 9 gola në 2 ndeshje. Mendoj se do të reagojmë, jam i sigurt. Nuk mendonim se do të kishim një ndeshje si kjo dhe na vjen keq për tifozët dhe për veten tonë. Jam i sigurt që do të sjellim shumë gëzim përgjatë sezonit. Nese na duhet të humbnim një finale, atëherë më mirë që ishte kjo. Kurrë nuk është mirë të humbësh, por nëse do të na duhet të zgjidhnim një humbje, më mirë të humbnim në Superkupë. Duhet ta përgëzojmë Barcelonën. Ishin më mirë se ne dhe kaq është e gjitha”, ka deklaruar Luka Modriçi./Sport Ekspres/