Çelsi ndërlikon situatën për Brojën, i kërkon dëmshpërblim Evertonit për ta marrë mbrapsht

Dëmtimi i Armando Brojës ka sjellë nga pas një lojë politikash të dy klubeve, Çelsit dhe Evertonit. Fillimisht trajneri i ri i Evertonit deklaroi se po shqyrtohej mundësia për kthimin mbrapsht të Brojës për shkak se dëmtimi i tij kërkon një kohë të gjatë rekuperimi.

Por në harkun kohor të disa orëve, Mojesi ndryshoi qendrim, duke thënë se lëndimi i sulmuesit shqiptar nuk është aq i rëndë sa dukej. Ndërkohë “The Guardian” shkruan se Çelsi ia ka ndërlikuar situatën Evertonit. Blutë e Londrës kanë kërkuar dëmshpërblim për të marrë mbrapsht në skuadër Armando Brojën. Sigurisht që faktori ekonomik luan një rol të madh në këtë çështje, duke bërë që drejtuesit e Evertonit të tërhiqen nga qendrimi i tyre fillestar për largimin e Brojës përpara kohe./Sport Ekspres/