VIDEO/ Është lojtari i momentit! Tifozët e Watford i thurrin këngë shqiptarit, Rocco Vata e zgjedh Kombëtaren në mars

Rocco Vata është padyshim lojtari shqiptar i momentit në Angli. 19-vjeçari, i biri i Rudi Vatës, pas shumë vitesh në Skoci atje ku u quajt si një prej talenteve më të mëdhenj të nxjerrë nga Celtic, mori një vendim të madh në karrierë duke zgjedhur që të shkojë te Ëatford, në Championship. Aktualisht ky futbollist ka fjalën e parë si një prej talenteve më të mëdhenj në Angli.

Forma e Rocco Vatës që pas 12 dhjetorit është e një niveli tjetër. Rocco ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 3 asiste. Por golat e shënuar nuk janë të thjeshtë, nga ato ku duhet vetëm që të shtysh topin drejt rrjetës. Përkundrazi, golat e këtij lojtari janë të çmendur, nga distanca e madhe dhe nga ato gola që të kujtojnë futbollin spektakolar të kohës së dikurshme, më pak këtë modernin.

Pas një goli të çmendur të realizuar kundër Fulham në FA Cup, me një distancë të largët dhe konkretizim që të linte me duart në kokë, të njëjtën gjë Rocco e ka përsëritur edhe kundër Prestonit, në humbjen 1-2 ndaj Ëatfordit.

19-vjeçari ka fituar menjëherë edhe dashurinë e tifozëve të Ëatfordit. Këta të fundit kanë zgjedhur që t’i kushtojnë një këngë djaloshit shqiptar dhe e këndojnë shpesh në stadium. Rocco Vata po quhet nga tifozët e Ëatfordit si njeriu që të shpëton nga lotët, nga trishtimi, pasi është i aftë për të ndryshuar i vetëm historinë e ndeshjes nëpërmjet veprimeve të tij individuale. (Këngën e dëgjoni më poshtë)

Pikëpyetje e madhe është Kombëtarja për të cilën Rocco do të luajë përfundimisht. Aktualisht është pjesë e Irlandës U-21, atje ku ka shënuar 6 gola në 7 ndeshje, një tjetër statistikë e frikshme. Megjithatë këtë herë për Rocco-n, Kombëtarja është kthyer si klub pasi ka shumë mundësi zgjedhje, mes të cilave është padyshim edhe Shqipëria. Babai i tij, Rudi Vata, ka lënë gjurmë me fanellën e Shqipërisë në histori, por nuk dihet ende nëse djali do të ndjek të njëjtat hapa. Më herët Rudi Vata është përpjekur që ta shmang sadopak presionin nga i biri i tij duke thënë se është ende herët për të folur për Kombëtaren. Megjithatë në bazë të kësaj forme që Rocco Vata po tregon te Ëatfordi, është e sigurt se në muajin mars do të marrë fund edhe historia e tij sa i përket Kombëtares që do të zgjedh, dilema e vetme është ngjyra e fanellës. Qartësisht Rocco nuk do të ketë më vend te ekipi i U-21, por te ekipi i parë. Mundësitë janë të shumta edhe për Shqipërinë, por fjala e fundit do t’i përkas familjes së futbollistit. Sa i përket pozicionit të tij në fushë, Rocco Vata luan si sulmues i krahut të majtë, si sulmues i krahut të djathtë dhe njëkohësisht si sulmues i dytë. Pra për Silvinjon do të ishte një “AS” nën mëngë pasi lojtari jo vetëm që ka cilësi dhe potencial të madh, por mund të përdoret pa problem në të gjitha vendet e sulmit. /Sport Ekspres/