VIDEO/ Tifozët kundërshtarë u ngritën në këmbë dhe lojtarët e Spanjës mbajtën radhën për ta takuar, çfarë respekti për Luka Modriçin

Vitet kalojnë por Luka Modriçi vazhdon të jetë i pranishëm në fushën e lojës. Edhe pse tashmë është plot 41 vjeç, mesfushori kroat vijon të mbajë veshur ngjyrat e kombit të tij. Modriçi është aktivizuar mbrëmjen e djeshme në minutën e 81-të të lojës dhe menjëherë ka ndjerë respektin e madh të tifozëve.

Sportdashësit spanjollë që ishin të pranishëm në stadium treguan një qytetari të jashtëzakonshme, teksa u ngritën në këmbë dhe duartrokitën të gjithë yllin kroat. Por ky gjest nuk ishte i vetmi. Pas përfundimit të ndeshjes, futbollistët e Spanjës shkuan të gjithë në radhë për të takuar legjendën e futbollit kroat. Vëmendjen e tërhoqi mbi të gjithë Rodri. Mesfushori i Barcelonës shkoi dy herë pranë Modriçit dhe nuk hoqi dorë deri sa ky i fundit e vuri re prezencën e tij. Një respekt i jashtëzakonshëm, të cilin vetëm disa lojtarë të veçantë si Luka Modriçi kanë mundësinë ta përjetojnë./Sport Ekspres/