Reali i Madridit mori një fitore bindëse kundër Salcburgut në Ligën e Kampionëve. Klubi spanjoll triumfoi me goleadë 5-1. Por pavarësisht fitores, Ançeloti është shfaqur i nervozuar në konferencë për shtyp.
Shkaku? Trajnerit të Realit të Madridit iu desh të priste një orë pas përfundimit të ndeshjes për t’u shfaqur përpara gazetarëve. Sipas Ançelotit, kjo ishte një mungesë respekti ndaj tij, si dhe ndaj gazetarëve të pranishëm në sallën e konferencës.
“Sot jam i nervozuar. Ndeshja ka përfunduar përpara një ore dhe mua më duhej të prisja një orë për konferencën për shtypin. Është një mungesë respekti ndaj meje dhe një mungesë respekti ndaj jush”, është shprehur Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/