Qendra e mbrojtjes kuqezi është zyrtarisht thuajse e gjitha në elitat e futbollit europian, duke përjashtuar vetëm Arlind Ajetin, por edhe ky i fundit është pjesë e futbollit në Turqi, jo shumë larg niveleve të larta. Enea Mihaj do të bëjë një transferim tërësisht surprizës pasi do të jetë pjesë e La Liga-s.
Mbrojtësi shqiptar është pjesë e Famalicao në Portugali, atje ku mban edhe shirtin e kapitenit. Por sipas mediave spanjolle, Celta Vigo ka dërguar disa skautë për ta parë nga afër shqiptarin. Mbresat që ka lënë Mihaj kanë qenë të mirë dhe pritet që kalimi të kryhet në merkaton e janarit. Në nivel ekipi dhe renditje të këtij sezoni, Celta Vigo ndodhet shumë më lart edhe se Espanjoli në të cilën ndodhet Marash Kumbulla. /Sport Ekspres/