Elfsborgu ka mposhtur sot Nisën me rezultatin minimal 1-0. Goli i vetëm i këtij takimi u shënua në minutën e 62-të. Zeneli dha një harkim të saktë nga goditja e këndit dhe topi gjeti në zonë Henriksonin.
Ky i fundit goditi saktë me kokë dhe vulosi fitoren e Elfsborgut. Kjo fitore mban ende gjallë shpresat e suedezëve për kualifimin në fazën me eleminim të drejtpërdrejtë në Ligën e Europës. Kundërshtari i fundit i Elfsborgut do të jetë Totenhemi./Sport Ekspres/