Ernest Muçi dhe Milot Rashica i thonë lamtumirë Europa League-s, Bajrami prek top 8-shen me Rangers-in e tij

Ernest Muçi dhe Milot Rashica i kanë thënë lamtumirë Europa League-s mbrëmjen e sotme. Besiktas-i është mposhtur në transfertë me rezultatin minimal 1-0. Twente siguroi tre pikët falë golit të shënuar nga Rotsi në minutën e 76 të takimit.

Ndërkohë, Nedim Bajrami ka prekur top 8-shen me Rangers-in e tij. Skocezët kanë triumfuar sot me rezultatin 2-1 kundër Royale Union SG-së. Me këtë fitore, Rangers-i është ngjitur në vendin e 8 në renditje, duke shmangur kështu fazën “play off”./Sport Ekspres/