Pas angazhimeve në Kupën e Shqipërisë, vëmendja kthehet te kampionati, i cili po hyn në një fazë vendimtare me afrimin e “Final 4”. Java e 24-t pritet të jetë mjaft e rëndësishme për skuadrat, sidomos për ato që luftojnë për kreun dhe mbijetesën.
Ndeshja kryefjalë e javës së 24-t është Partizani – Tirana, një përballje që gjithmonë garanton spektakël. Të kuqtë dhe bardheblutë do të matin forcat këtë të diel në stadiumin “Arena e Demave”, me ndeshjen që është planifikuar të luhet në ora 13:30.
Po të dielën do të luhen edhe dy ndeshje të tjera. AF Elbasani do të presë kryesuesit e Egnatias në shtëpi. Ndeshja është programuar të luhet në ora 17:00. Në të njëjtën orë do të luhet në Shkodër sfida Vllaznia – Bylis.
Sakaq, të hënën do të luhen dy ndeshjet përmbyllëse të javës së 24-t. Skënderbeu do të presë Laçin në shtëpi në ora 17:00. Edhe sfida Teuta – Dinamo City, do të luhet në ora 17:00. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.
JAVA E 24-T E ABISSNET SUPERIORE
Partizani – Tirana 09.02.2025 13:30
AF Elbasani – Egnatia 09.02.2025 17:00
Vllaznia – Bylis 09.02.2025 17:00
Skënderbeu – Laçi 10.02.2025 17:00
Teuta – Dinamo City 10.02.2025 17:00