Joao Felix ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka treguar më tepër rreth prapaskenave të tij në merkaton e dimrit. Ky lojtar zgjodhi që t’i bashkohej Milanit dhe arriti menjëherë që të shënojë gol. Ndërkohë Felix ka treguar se ishte edhe Interi që interesohej për të, por futbollisti zgjodhi që t’i bashkohej kuqezinjëve.
“Një javë fantastike me dy fitore dhe një gol të shënuar në San Siro. E prisja këtë, por Milani është një klub i madh. Mund ta shihni fare lehtë edhe nga jashtë. Kur je këtu, e kupton saktësisht se pse është një nga klubet më të mëdha në Europë. Lojtari im i preferuar ka qenë Kaka, nuk kam folur me të që kur erdha këtu. E kam takuar në të kaluarën dhe për mua është një idhull. Dua të bëj histori si ai te Milani. Po, më ka kërkuar edhe Interi, por gjithmonë kam pasur Milanin në kokën time dhe doja Milanin, negociatat me këtë klub kishin shkuar një hap më tej. Atmosfera që bëhet këtu është ndryshe nga tifozët”, tha Felix. /Sport Ekspres/