Ançeloti “shkel” historinë te Bayern Munchen, Juventus dhe PSG: Nuk dua të tregoj mungesë respekti, për Milanin dhe Realin kam ndjesi tjetër

Ançeloti “shkel” historinë te Bayern Munchen, Juventus dhe PSG: Nuk dua të tregoj mungesë respekti, për Milanin dhe Realin kam ndjesi tjetër

Trajneri Carlo Ancelotti rikthehet nesër në ‘skenën e krimit’. Reali i tij do të përballet me Napolin, ndërsa Ancelotti ishte trajner i Napolit nga maji 2018 deri në dhjetor 2019. Ai u shkarkua në fund të vitit 2019 dhe tani po bën shkëlqyeshëm me Real Madridin. Është folur shumë nëse do ta zgjasë bashkëpunimin, ndaj kjo pyetje është bërë edhe tani.

Kontrata është deri në fund të sezonit dhe shumë janë të mendimit se Reali ka nevojë për një trajner të ri dhe një ide të re. Mësohet se janë në lojë disa emra trajnerësh dhe pritet që gjithçka të mësohet së shpejti.

“Nuk po e mendoj. Po ju jap një mundësi të bëni një pyetje tjetër”, tha trajneri italian. Ai u përgjigj në stilin e tij për atë që pret në Napoli dhe nuk donte ta ‘ndizte’ më tej zjarrin. “Kam kaluar mirë atje, nuk dua të hakmerrem”.

Ançeloti drejtoi një numër të madh skuadrash si Juventus, Milan, Chelea, PSG, Bayern Munich dhe klubi aktual njihet si më i madhi në botë. “I mbaj mend mirë të gjitha skuadrat. Nuk dua të tregoj mungesë respekti, por ndjej diçka të veçantë për Milanin dhe Realin. Reali është klubi më i madh në botë”, tha Ancelotti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/