VIDEO/ Anis Mehmeti kthehet dhe i shënon gol Arsenalit, momenti i veçantë për lojtarin e Shqipërisë

Anis Mehmeti ka lënë gjurmën e tij në një prej sfidave më të veçanta të karrierës, duke shënuar për Ipswich Town ndaj Arsenalit në Carabao Cup.

Skuadra e Ipswich u përball me “Topçinjtë” në raundin e tretë të kompeticionit, në një ndeshje ku Arsenali arriti të krijojë një avantazh të madh. Megjithatë, vendasit reaguan në pjesën e dytë dhe një prej protagonistëve ishte pikërisht futbollisti i Kombëtares shqiptare.

Mehmeti realizoi golin e parë të Ipswich, duke ngushtuar diferencën, për atë që do të ishte gol nderi. Për shqiptarin, ky ishte një moment i rëndësishëm, pasi përballë kishte një prej skuadrave më të mëdha të futbollit anglez.

Edhe pse Ipswich nuk arriti të përmbyste rezultatin dhe Arsenali fitoi 4-2, goli i Mehmetit mbetet një moment për t’u veçuar për futbollin shqiptar. /Sport Ekspres/