Bajer Leverkusen-Bajern Mynih ka përfunduar me rrjeta të paprekura. “Aspirinat” treguan sot se jo më kot janë kampionët, duke dominuar bavarezët përgjatë gjithë ndeshjes. Skuadra e Alonsos diktoi ritmin e lojës, teksa nuk i munguan as rastet e rrezikshme për të shënuar. Megjithatë futbollistëve të Leverkusenit nuk i buzëqeshi fati përpara portës, pavarësisht mundësive të pastra që patën.
Në krahun tjetër Bajerni i Mynihut numëroi vetëm 2 përpjekje për gol, ku asnjëra prej tyre nuk përfundoi në portë. Bavarezët vazhdojnë të kryesojnë kampionatin me 8 pikë më shumë se sa Bajer Leverkuseni i vendit të dytë./Sport Ekspres/