Jasir Asani ia del me sukses në Champions League e Azisë, kualifikohet dhe vazhdon më tej me Gëangju

Lajme të mira vijnë për Shqipërinë teksa pak para takimeve të marsit, disa lojtarë po rikuperohen nga dëmtimet dhe të tjerë po gjejnë minutat e munguara. Prej disa kohësh ekipi i Gwangju ku ndodhet Jasir Asani ishte në periudhë pushimi, por tani kjo skuadër është rikthyer në veprim në Champions League të Azisë.

Pas barazimit 2-2 kundër Buriram, Gëangju është kualifikuar zyrtarisht më tej, teksa aktualisht mban vendin e 5 me 14 pikë në renditjen me 12 ekipe, por me sigurinë e kalimit më tej atje ku do të përballet me një tjetër skuadër, por këtë herë në një fazë eliminimi direkt me sistem vajtje-ardhje. Jasir Asani luajti sot për 90 minuta dhe ka bërë një performancë të mirë, pavarësisht se nuk arriti dot të shënonte. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/